Der Leyen lavdëron Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane
Foto: Laura Hasani

Der Leyen lavdëron Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane

Aktuale October 26, 2024 - 10:49

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është duke zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Von der Leyen në një postim të bërë para pak minutash në “X”, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von der Leyen.