Sulmi ndaj Muhaxherit, flasin nga Prokuroria
Foto: Laura Hasani

Sulmi ndaj Muhaxherit, flasin nga Prokuroria

Aktuale October 26, 2024 - 10:47

Prokuroria Themelore e Pejës ka dhënë detaje për Klankosova.tv për rastin e sulmit fizik të kryetari të komunës, Gazmend Muhaxheri.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se dy persona janë arrestuar deri tani si të dyshuar për rastin në fjalë.

“Dy persona janë arrestuar për shkak se e kanë sulmuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i kanë shkaktuar lëndime trupore”.

“Të njëjtit janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë”.

“Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kordinim me Policinë e Kosovë”, ka thënë Nikçi.