Incident në Pejë, dyshohet se u përfshi edhe kryetari Gazmend Muhaxheri

Incident në Pejë, dyshohet se u përfshi edhe kryetari Gazmend Muhaxheri

Aktuale October 26, 2024 - 10:05

Raportohet për incident në Pejë, dyshohet se i përfshirë është edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

Sipas disa dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të lokacionit "Qendra Zejtare".

Mediumi lokal “Peja në Fokus” ka kontaktuar me Zyrën për Media të Policisë së Pejës, nga ku kanë thënë se ende nuk ka ndonjë informacion, ndërsa njësoj ka deklaruar edhe Faik Zekaj, zëdhënës i kryetarit Muhaxheri, transmeton Zeri.info.

Ndryshe, sipas dëshmitarëve okular, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:00, me ç'rast u tha se në këtë incident mes të disa personave u pa të jetë përfshirë edhe i pari i Pejës.