Hoxha me bashkëpunëtorë mori pjesë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë në Boston

Hoxha me bashkëpunëtorë mori pjesë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë në Boston

Aktuale October 25, 2024 - 23:04

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët e tij Nënkolonel Veton Elshani, Kapiten Bajram Shabani si dhe eprorë të tjerë nga Policia e Kosovës nga data 18 deri më 23 tetor morën pjesë në Konferencën vjetore Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP) në Boston, Massachusetts.

Në njoftim  thuhet se Policia e Kosovës mori pjesë në mbi 30 seminare dhe seanca plenare të kombinuara që përfshinin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, besimin e komunitetit, ndërtimin e besimit përmes marrëdhënieve me mediat, reduktimin e aksidenteve në trafik si dhe seminarin ukrainas mbi policimin gjatë luftës.

“Kjo ngjarje e rrjetëzimit  dhe bashkëpunimit strategjik ka përfshirë shkëmbim përvojash me delegatë nga mbi 100 vende duke përfshirë ata nga Ballkani; Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut si dhe me zyrtar te Shteteve te Bashkuara te Amerikës”, thuhet në njoftim.