Ushtarët finlandezë të KFOR-it me operacion kundër mjeteve shpërthyese në veri

Ushtarët finlandezë të KFOR-it me operacion kundër mjeteve shpërthyese në veri

Aktuale October 25, 2024 - 22:05

KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët finlandezë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) të Komandës Rajonale në Lindje kanë kryer operacione të mjeteve të pashpërthyera në veri të Kosovës.

Sipas postimit në Facebook thuhet se pas realizimit me sukses të këtij operacioni, ushtarët inxhinierë britanikë tani janë në gjendje të bëjnë riparimin e rrugëve në atë zonë.

“Ushtarët e shumtë që punojnë së bashku brenda KFOR-it shfaqin fuqinë, forcën dhe aftësitë e përgjithshme të NATO-s”, thuhet në njoftim.