Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri

Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri

Aktuale October 25, 2024 - 21:33

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri ka bërë të ditur se nga komunikimet e para për tërmetin që ndodhi sot në Kuman të Fierit nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo dëm material.

Sipas një postimi në rrjetin social Facebook thuhet se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 kilometra.