Dibrani dhe Qose flasin për përmirësimin e kushteve të burgjeve
Foto: Facebook

Dibrani dhe Qose flasin për përmirësimin e kushteve të burgjeve

Aktuale October 25, 2024 - 19:17

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani dhe Drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri Klevis Qose, sot në një takim të përbashkët kanë diskutuar zhvillimin e projekteve të përbashkëta për përmirësimin e kushteve dhe funksionimit të sistemeve të burgjeve në Kosovë dhe Shqipëri.

Kështu ka njoftuar drejtori Ismail Dibrani përmes një postimi në Facebook.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për përmirësimin e kushteve dhe funksionimit të sistemeve të burgjeve në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shkruar Dibrani.

Ai ka thënë se po ashtu kanë diskutuar edhe çështje që lidhen me trajnimin e stafit, përmirësimin e sigurisë në institucionet e mbajtjes së dënimit dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri.