Von der Leyen nesër në Kosovë, vizitën e nis me një takim me Osmanin
Foto: Laura Hasani

Von der Leyen nesër në Kosovë, vizitën e nis me një takim me Osmanin

Aktuale October 25, 2024 - 18:55

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të jetë për vizitë në Kosovë dhe takimin e parë do ta ketë me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca e Kosovës thuhet se takimi në fjalë do të fillojë në ora 09:45.

“Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Von der Leyen do të takohet më pas edhe me kryeministrin Albin Kurti në ora 11:00, vizita e saj vjen në kuadër të një turi për Ballkanin Perëndimor.