Komandanti i FSK-së dhe ai i KFOR-it zotohen për bashkëpunim në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend
Foto: Facebook

Komandanti i FSK-së dhe ai i KFOR-it zotohen për bashkëpunim në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend

Aktuale October 25, 2024 - 18:32

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Jashari fillimisht e uroi Barduanin për marrjen e detyrës si komandant i KFOR-it, gjithashtu e informoi për zhvillimet në FSK, angazhimet, trajnimet dhe aktivitetet të tjera në vijim.

Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe më gjerë.

“Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Barduani gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e FSK-së.