Pse s’ka njohje të reja? Gërvalla: Nuk varen vetëm nga Kosova
Foto: Laura Hasani

Pse s’ka njohje të reja? Gërvalla: Nuk varen vetëm nga Kosova

Aktuale October 25, 2024 - 09:49

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është arsyetuar me mungesën e njohjeve se ato nuk varen nga Kosova, por nga shumë konsalacione të tjera.

“Po shikoni edhe njohjet janë pjesë e çështjes së prioriteteve. Është shumë e rëndësishme që të marrim njohjet nga Bashkimi Evropian, por do të ishte naivitet të mendohet se ajo varet vetëm nga Kosova. Ajo nuk varet vetëm nga Kosova, por edhe nga shumë konsalacione të tjera”, ka thënë Gërvalla në emisionin “Politiko”.

“I bie kjo që s’ka qenë prioritet me marr njohje”, ka pyetur Sadiku.

Ministrja është arsyetuar se njohjet nuk ndikojnë në jetën e qytetarëve, porse sipas saj, më shumë ata fitojnë nga sundimi i ligjit në Kosovë sesa tri ose katër njohje nga vende të largëta, që nuk ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.

“Jo, jo. I bie që në një periudhë kohore kur je i përqendruar në shtrirje të sovranitetit dhe në qëndrueshmëri të rëndësishëm në favor të Kosovës… Një situatë të tillë kam pritur angazhim të faktorit ndërkombëtar edhe për njohje të reja dhe po të llogaritësh se nga cila strategji fiton qytetari i Kosovës më shumë, atëherë konsideroj se qytetari përfiton më shumë nga sundimi i ligjit në Kosovë sesa njohjet nga dy ose tri vende të largëta, të cilat në fund të fundit nuk ndikojnë në jetën e përditshme”, ka thënë Gërvalla në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10