Përplasje e ashpër në një studio televizive shqiptare, fyerje e njëri gjuan me shishe uji [video]

Përplasje e ashpër në një studio televizive shqiptare, fyerje e njëri gjuan me shishe uji [video]

Aktuale October 25, 2024 - 08:19

Një debat i ashpër dhe plot fyerje ka shpërthyer sonte në një studio televizive shqiptare, mes drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike në Shqipëri, Alfred Lela, dhe analistit, Fitim Zekthi.

Debati në “Open” filloi me Zekthin që e akuzoi Lelan se po mbronte një politikë të papranueshme, duke thënë “e kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira”.

”Çfarë halli kam unë?”, pyeti Lela, raporton news24Albania, ndërsa Zekthi vazhdoi me akuzat, duke pretenduar se ai po mbante anën e politikanëve që kanë vjedhur Shqipërinë.

“Mbron diçka joparimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend”, tha Zekthi.