Mot i pandryshuar edhe sot, temperaturat deri në 18 gradë

Mot i pandryshuar edhe sot, temperaturat deri në 18 gradë

Aktuale October 25, 2024 - 07:58

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.