Gërvalla e hedh topin te Osmani për Martin Berishajn, thotë se s’ka kërkesë nga ajo e as fakte për shkarkimin e tij

Gërvalla e hedh topin te Osmani për Martin Berishajn, thotë se s’ka kërkesë nga ajo e as fakte për shkarkimin e tij

Aktuale October 25, 2024 - 00:07

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk ka asnjë kërkesë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmanin për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gërvalla ka thënë se ambasadori Berisha nuk mund të shkarkohet për një lajm në media.

“Nuk shkarkohet ambasadori për një lajm në media. Është papërgjegjësi totale”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka cilësuar se akuzat ndaj Berishajt janë spekulime që janë bërë në medie.

“Është spekulim total sepse kam angazhuar institucionet e tre shteteve dhe nuk ka asnjë fakt që i hedh përgjegjësinë ambasadorit Berisha”, ka thënë Gërvalla.

Ndryshe, ambasadori Berisha dyshohet për tri vepra penale; ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’./Kanal 10