Haradinaj në Deçan: Gështenja, simbol i vazhdimësisë së traditave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan.
Përmes një postim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se gështenja është pasuri e çmuar natyrore e Deçanit, është më shumë se një frut – ajo është një simbol i vazhdimësisë së traditave.
“Për breza të tërë, ajo ka qenë pjesë e pandarë e jetës së deçanasve, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën dhe trashëgiminë tonë”.
“Sot, në festën tradicionale “Dita e Gështenjës, një ngjarje që nderon punën e palodhur të fermerëve, shpreha mirënjohjen ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit. Angazhimi i tyre për të promovuar potencialin e kësaj zone është frymëzues”, ka thënë Haradinaj.