Basha: Opozita me municion të Listës Serbe po mundohet ta dëmtojë LVV-në

Basha: Opozita me municion të Listës Serbe po mundohet ta dëmtojë LVV-në

Aktuale October 24, 2024 - 12:38

Deputeti i LVV-së Dimal Basha tha për RTV21 se opozita ka krijuar kauza të prodhuar nga Lista Serbe dhe si të tilla nuk mund ta dëmtojnë LVV-në.

Basha tha se kauzat e opozitës do të bien poshtë, siç ra ajo për çështjen e rezervave shtetërore.

“Opozita me kauza të krijuara nga Lista Serbe nuk mund ta dëmtojë LVV-në dhe normalisht që LVV-ja nuk mund t’i mbështetë debatet e tyre që të shkojë në Kuvend dhe të debatojë në atë se çka ka thënë Lista Serbe. Jo dy deputetë kanë votu, jo disa përgjime, ato nuk i mbështet LVV-ja. Dhe opozita me municion të Listës Serbe po mundohet ta dëmtojë LVV-në, por të gjitha do të bien poshtë, siç ra çështja e rezervave shtetërore, duke krijuar komisione hetimore e duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës dhe në fund gjykata i rrëzon të gjitha”, tha Basha.