Nis seanca për KEK-un e thirrur nga opozita, pjesëmarrës edhe Konjufca
Foto: Laura Hasani

Nis seanca për KEK-un e thirrur nga opozita, pjesëmarrës edhe Konjufca

Aktuale October 24, 2024 - 12:33

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja dhe mbështetur nga partitë e tjera opozitare.

Në këtë seancë janë duke marrë pjesë vetëm partitë opozitare, ndërsa pozita ka bojkotuar tash e një kohë seancat e thirrura nga opozita.

Seancën po e udhëheq kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, transmeton Zeri.info.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur për të diskutuar situatën në KEK. /Zëri

Image
Image