Komandanti i KFOR-it takohet me Kurtin, siguria temë kryesore

Komandanti i KFOR-it takohet me Kurtin, siguria temë kryesore

Aktuale October 24, 2024 - 12:19

Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduan, ka takuar sot kryeministrin Albin Kurti.

Zyra për Media e KFOR-it thotë se komandanti ka nënvizuar se do të vazhdojnë të kontribuojë për një siguri dhe mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se komandanti ka përsëritur se mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si platforma e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe të arrijë zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, duke shtuar se ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal.

“Gjeneralmajor Barduani theksoi gjithashtu angazhimin e tij të palëkundur për të promovuar unitetin e përpjekjeve me të gjithë homologët e tij, në mënyrë që të sigurohet koordinimi dhe të zvogëlohet potenciali për veprime që mund të çojnë në tensione”, vijon njoftimi.