Lumbardh Salihu bëhet pjesë e LDK-së

Lumbardh Salihu bëhet pjesë e LDK-së

Aktuale October 24, 2024 - 11:28

Lumbardh Salihu, ish-futbollisti që fitoi “Big Brother” vitin e kaluar, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo është bërë me dije nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh”, shkroi Abdixhiku.