Nisin takimet në Bruksel

Nisin takimet në Bruksel

Aktuale October 24, 2024 - 10:11

Pak pas orës 09:00 në Bruksel ka nisur takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi në nivel të kryenegociatorëve nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Takimet janë duke u zhvilluar të ndara. Raportohet se i pari që u fut në këtë takim është delegacioni nga Beogradi i udhëhequr nga Peter Petkoviq, me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.

Delegacioni nga Beogradi dhe ai nga Prishtina, i kryesuar nga kryenegociatori i tij Besnik Bislimi, fillimisht duhet të kenë takime të ndara me Lajçakun dhe për momentin nuk dihet nëse do të mbahet një takim trepalësh, raporton Tanjug.

Për takim trelateral, Peter Stano para pak ditësh është shprehur se “Nëse do të ketë takim trelateral varet në vullnetin e palëve”.