“Skandalet” në KEK, sot seancë e jashtëzakonshme
Foto: Laura Hasani

“Skandalet” në KEK, sot seancë e jashtëzakonshme

Aktuale October 24, 2024 - 08:24

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, gjatë së mërkurës [dje] ka njoftuar se ka thirrur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet sot në orën 12:00.

Kjo seancë ka për qëllim adresimin e “skandaleve” të fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Diskutimet në këtë seancë pritet të përqendrohen në mesazhet e publikuara kohët e fundit midis koordinatores së komisionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, shkroi të mërkurën Gashi në Facebook.