Mot i vranët dhe me diell

Mot i vranët dhe me diell

Aktuale October 24, 2024 - 07:58

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Në mëngjes në shumë territore parashihet mjegull, ndërkaq do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.