Maqedonci: Do të vazhdojmë të blejmë edhe sisteme të tjera nga kompania “Baykar”

Maqedonci: Do të vazhdojmë të blejmë edhe sisteme të tjera nga kompania “Baykar”

Aktuale October 23, 2024 - 23:50

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, po qëndron një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka nënshkruar një varg marrëveshje ku do të përfitojnë ushtarët e Kosovës.

Ai njoftoi për aktivitetet e zhvilluara në shtetin turk, ku ndër të tjera gjatë ditës së djeshme kishte një takim edhe me Haluk Bayraktar, i cili njihet si themelues i kompanisë për prodhimin e dronëve “Baykar”.

Maqedonci tregoi se a do të rritet flota e dronëve që ushtria e Kosovës do t’i ketë në dispozicion.

Ai tha se do të vazhdojnë të blejnë edhe sisteme të tjera nga kompania “Baykar”.

“Takimi me zotërinë Bayraktar kishte për qëllim që të diskutojmë, që të njoftohem nga ai edhe për inovacionet e fundit në fushën e fluturakeve pa pilot. Ne kemi vazhduar që edhe pas blerjes së parë të bëjmë blerje të ndryshme nga kompania “Baykar”, më saktësisht të sistemeve të ndryshme, janë blerë edhe dronë të tjerë më herët, pos atyre që i kemi parë në fillim dhe do të vazhdojmë blerjen e sistemeve të ndryshme që prodhohen nga kompania “Baykar””, tha Maqedonci në Klan Kosova.