Haradinaj: Banjska, dështim i dialogut, u lënduan raportet me NATO-n dhe aleatët
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Banjska, dështim i dialogut, u lënduan raportet me NATO-n dhe aleatët

Aktuale October 23, 2024 - 22:44

Ish-ministrja e Jashtme nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se rasti i Banjskas, qe dështim i dialogut të Brukselit.

Haradinaj, tha se Kosova me këtë qeveri, sidomos në aspektin e sigurisë, janë dëmtuar raportet me KFOR-in, NATO-n dhe aleatët.

”Nuk ka dialog institucional, nuk komunikojmë fare në binarët institucional, kjo shihet edhe në përkrahjen e projekteve të rëndësishme siç ishin në të kaluarën”, tha ajo në Klan Kosova.