IKD: Ministri Aliu është në dijeni për hetimet ndaj tij për korrupsion
Foto: Laura Hasani

IKD: Ministri Aliu është në dijeni për hetimet ndaj tij për korrupsion

Aktuale October 23, 2024 - 22:35

Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu është në dijeni për hetimet e nisura ndaj tij për korrupsion.

Kolaj ka thënë se në këtë fazë të hetimeve ministri është i favorizuar.

”Për vet faktin që lajmet kanë qarkulluar nga mediat, në publik si dhe te Betimi për Drejtësi, unë jam i bindur që Ministri i Mjedisit, Aliu është në dijeni për hetimet e nisura ndaj tij”, tha Kolaj, për RTV21.

Kolaj tutje ka shtuar se në këtë fazë të hetimeve “ministri në këtë rast është i favorizuar, prokuroria është në disfavor dhe këtu ka dëmtime të hetimeve”.

Ai foli për rastet më të rënda të aferave publike.

Kolaj me theks të veçantë ka përmendur kontratat një burimore që sipas tij shkaktojnë korrupsion të madh.

”Po ia fillojë me aferën e rezervave shtetërore është rast eklatant, një proces publik e shndërron në rast sekret. Kemi rastin e Martin Berishaj. Është rast i një afere që hetohet, kemi rastin e ministrit Liburn Aliut. Kemi rastin për shujtat për ushtarët e FSK-së. Këtu duhet të lidhem me një rast që mund të shkaktoj korrupsion të madh kontratat një burimore. Është një rast i paprecedent deri më tani nga një qeveri, e cila ka dhënë miliona euro nga buxheti i Kosovës për kontrata njëburimore”, tha Kolaj.

Ai ka thënë se Qeveria aktuale ka numër të madh të deklaratave politike kundër sistemit të drejtësisë.

”Çdo qeveri ka pasur afera korruptive po ashtu edhe deklarata, por numri i deklaratave politike kundër sistemit të drejtësisë që po ndodh nga kjo qeveri nuk ka pasur më herët”, tha Kolaj.