Molliqaj thotë se Kurti do sfidohet ose rrëzohet një ditë
Foto: Laura Hasani

Molliqaj thotë se Kurti do sfidohet ose rrëzohet një ditë

Aktuale October 23, 2024 - 22:25

Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet ose rrëzohet vet%m nga vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Molliqaj u shpreh se Partia Socialdemokrate nuk do të jetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen me 9 shkurt 2025 me arsyetimin se janë “të vetëdijshëm për mos ekzistencën” e një mbështetje të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit si një parti politike e vetme.

Molliqaj ka “kritikuar” partitë opozitare” se nuk janë në njohuri të plotë për atë se çfarë ka ndodhur realisht në Kosovë gjatë këtyre viteve.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk ekziston një mbështetje e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit si parti e vetme. Sa I përket koalicioneve, ka më shumë së dy vite që I kemi mbyllur të gjitha bashkëpunimet e mundshme me partitë opozitare parlamentare. Jo për shkak të ndonjë stigmatizimit të moralshëm apo pamoralshëm nga të di unë që pushteti don me akuzu. Nuk kemi pasur çasje as kauzë të përbashkët, e poashtu përafrime programore. Po të kishin qenë një a dy, kishin me qenë shumë ma lehtë. Besoj që Kurti ka me u sfidu, ka me u rrëzu një ditë kurdo që vendosin qytetarët e Kosovës, vetëm kur subjektet që janë sot kanë me kuptu edhe pse ka fitu Kurti, edhe pse Kurti po e mban pushtetin, por mbi të gjitha çfarë lloj pushteti. Nuk pres ndryshime të mëdha elektorale, por pas zgjedhjeve me pas reflektim në kampin opozitar. Opozita nuk e ka kuptuar fare se çka ka ndodhur në Kosovë. Opozita ka qenë here vetshantazhune, here e frikësuar, here naive”, tha Molliqaj në Rtv Dukagjini.

Vendimi I PSD-së për mos pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Molliqaj deklaroi se duhet të lexohet si “qëndrueshmëri në këtë betejë të gjatë dhe të madhe , sesa ndonjë “lakim që do i binte sikur me lanë politikë ose pjesë e ndonjë koalicioni të mundshëm me ndonjë parti politike pa kauzë”.