Brenda kafazit të xhamit, dalin pamjet e ish-presidentit Meta në sallën e gjyqit

Brenda kafazit të xhamit, dalin pamjet e ish-presidentit Meta në sallën e gjyqit

Aktuale October 23, 2024 - 16:12

Kanë dal në media pamjet e ish-presidentit Ilir Meta në sallën e gjyqit.

Në video shihet deputetja Monika Kryemadhi teksa hyn në sallën e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) dhe më pas shihet edhe Meta i shoqëruar nga avokatët në kafazin e xhamit.

Sipas raportimeve në media, Meta nuk i ka kursyer ofendimet apo ngritjen e tonit të zërit në drejtim të prokurorëve të SPAK e kundër Altin Dumanit, duke vijuar me etiketimet që ka përdorur edhe më herët kundër kryeprokurorit edhe në kohën kur merrej në pyetje si person në dijeni për hetimet që po zhvillonte Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë, seanca gjyqësore pritet të rifillojë pasi avokatët e Metës dhe Kryemadhit morën kohën e tyre për tu njohur me dosjen.