Kearns: Vuçiqi vazhdon të kërkojë lidhje me të ngushta me Putinin

Kearns: Vuçiqi vazhdon të kërkojë lidhje me të ngushta me Putinin

Aktuale October 23, 2024 - 12:35

Alicia Kearns, deputete në parlamentin britanik, ka komentuar lidhjet në mes Serbisë dhe Rusisë.

Në një shkrim në “X”, Kearns ka përmendur pjesëmarrjen e delegacionit serb në Samitin e Moskës së BRICS-it.

Sipas Kearns, Vuçiqi vazhdon të kërkojë lidhje më të ngushta me Vladimir Putinin, president i Federatës Ruse.

“Vuçiq vazhdon të kërkojë më shumë gaz rus dhe lidhje më të ngushta me Putinin, duke dërguar katër ministra në samitin e BRICs në Rusi.

Këto përfshijnë dy ministra serbë nën sanksionet e SHBA, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviç.

Ndërkohë ukrainasit përballen me perspektivën e një dimri tjetër nën sulm me sulme ruse që synojnë infrastrukturën energjetike në përpjekje për t'i ngrirë në dorëzim” – ka shkruar Kearns.