Pas 20 vitesh, prona e Agjencisë së Pyjeve i kthehet Ministrisë së Bujqësisë

Pas 20 vitesh, prona e Agjencisë së Pyjeve i kthehet Ministrisë së Bujqësisë

Aktuale October 23, 2024 - 12:05

Ministria e Bujqësisë, ka njoftuar se pas më shumë se 20 vitesh, prona e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës e cila gjendet në qendër të Prishtinës, në afërsi të objektit të Qeverisë, i kthehet titullarit të saj, pra Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në njoftim thuhet se me përkushtim dhe vendosmëri të të gjithë akterëve dhe me iniciativën e vazhdueshme të Ministrit të BPZhR-së, Faton Peci dhe përpjekjet e tij që të mbajë premtimin e dhënë për rikthimin e pronave të MBPZHR-së edhe kjo pronë iu kthye pronarit legjitim të saj, për t’u shfrytëzuar për nevojat e institucionit.

“Jemi të angazhuar për të siguruar që të gjitha pronat që i takojnë ligjërisht MBPZHR-APK të merren në posedim dhe të menaxhohen në mënyrë efektive dhe nuk do të ndalemi deri në rikthimin e të gjitha pronave të tjetërsuara”, tha Ministri Peci.

APK pas identifikimit ka rikthyer në posedim të saj pronën/objektin prej 138 m² në Prishtinë, e cila sipas Ligjit për Pyjet i aprovuar vitin e kaluar, është pasuri shoqërore që i takon dhe i kalon për menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës. /Zëri