Jashari në Bondsteel, pjesë e ceremonisë së ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

Jashari në Bondsteel, pjesë e ceremonisë së ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

Aktuale October 23, 2024 - 11:47

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), që është realizuar në kampin Bondsteel, Ferizaj.

Një një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se Gjeneral Jashari falënderoi Kolonelin Jason Baker nga Brigada e 48-të e Këmbësorisë të Ushtrisë Amerikane për bashkëpunimin e mirëfilltë në mes Komandës Rajonale Lindje dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Njëkohësisht, KOMFSK uroi suksese Kolonelit Peter Helzer në detyrën e Komandantit të Komandës Rajonale-Lindje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe Komandës Rajonale Lindje”, thuhet në njoftim. /Zëri