Haradinaj në Pentagon: Anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, kyç për stabilitetin në rajon

Haradinaj në Pentagon: Anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, kyç për stabilitetin në rajon

Aktuale October 22, 2024 - 15:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për vizitën e tij në Pentagon, ku është takuar me drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Alton Buland.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se gjatë kësaj vizite ka argumentuar nevojën për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO.

“Gjatë takimit me Bulandin argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Theksova se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Theksova se Kosova dhe Ushtria gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën dhe shteteve tjera anëtare të Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s”, shkroi Haradinaj.

I pari i AAK-së ka falënderuar Bulandin për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria amerikane e ka në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj.

“Konfirmova se lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, shkroi Haradinaj.