Bislimi takohet me ambasadorin italian, kërkon heqjen e masave të BE-së

Bislimi takohet me ambasadorin italian, kërkon heqjen e masave të BE-së

Aktuale October 22, 2024 - 13:41

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Përgjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre.

“Integrimi evropian i Kosovës ishte gjithashtu në fokus të bisedës, ku zëvendëskryeministri theksoi angazhimin e vendit në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe rëndësinë e ecjes përpara në hapa me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Më tej zëvendëskryeministri nënvizoi dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të mbeten në fuqi edhe pas konstatimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon që masat duhet të hiqen”, thuhet në njoftimin për media nga Qeveria. /Zëri