Fadil Geci në dëshminë ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Kur u vranë Jasharët, “këta” u gëzuan

Fadil Geci në dëshminë ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Kur u vranë Jasharët, “këta” u gëzuan

Aktuale October 22, 2024 - 13:25

Fadil Geci, dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, deklaroi se këta që po gjykohen aty janë gëzuar kur është vrarë familja Jashari.

Vëllai i Gani Gecit deklaroi se nuk e ka fjalën për të gjithë, por, siç tha, “e dinë ata se kush janë”.

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon sot gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” dhe seanca është paraparë të vazhdojë deri në orën 16:30.