Mustafa: Nëse mazhoranca i ikën përgjegjësisë kushtetuese, nuk do ndalen seancat e jashtëzakonshme
Foto: Laura Hasani

Mustafa: Nëse mazhoranca i ikën përgjegjësisë kushtetuese, nuk do ndalen seancat e jashtëzakonshme

Aktuale October 21, 2024 - 18:31

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa sot në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me seancat e jashtëzakonshme në kuvend.

Ai është shprehur se nëse mazhoranca i ikën përgjegjësisë kushtetuese, ai u shpreh se do të vazhdojnë të thërrasin seanca të jashtëzakonshme.

“Nëse mazhoranca ka vendosur që t’i ikë përgjegjësisë së saj kushtetuese, demokratike, politike të përfaqësimit të qytetarëve në parlamentin e Kosovës, do të vazhdojmë duke thirrur seanca të jashtëzakonshme, për të debatuar ose diskutuar tema të caktuara”, ka thënë tutje Mustafa. /klankosova