O’Brien dhe Hovenieri mbjellin pemë në nderim dhe kujtim të diplomates amerikane Tina Kaidanow

O’Brien dhe Hovenieri mbjellin pemë në nderim dhe kujtim të diplomates amerikane Tina Kaidanow

Aktuale October 21, 2024 - 17:12

Në nder të veprës së diplomates së njohur amerikane, Tina Kaidanow, e cila u nda nga jeta ditë më parë, zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë marrë pjesë në një ceremoni simbolike për mbjelljen e një peme.

Në këtë nismë, ndihmëssekretari i Shtetit, Jim O’Brien, iu bashkua ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Hovenieri përmes një postimi në platoformën " X" ish-Twitter, tha se kjo pemë do të qëndrojë si një simbol i trashëgimisë së Kaidanow, e cila shërbeu si ambasadorja e parë amerikane në Kosovë.

Ai shtoi se ky gjest përkujton përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë.

“Kjo pemë do të na kujtojë gjithmonë veprën e saj dhe mbështetjen që ajo i dha popullit të Kosovës,” tha Hovenier, ndërsa shoqëroi mesazhin e tij me një fotografi ku shihen së bashku me O’Brien, gjatë ceremonisë.