Në Mitrovicë u shënua “Java e njeriut me shkop të bardhë”

Në Mitrovicë u shënua “Java e njeriut me shkop të bardhë”

Aktuale October 21, 2024 - 16:12

Me një aktivitet simbolik, ecje në sheshet e qytetit, organizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve sot është shënuar “Java e njeriut me shkop të bardhë”.

Nga drejtorët e drejtorive komunale u potencua se Komuna e Mitrovicës po tregon kujdes të shtuar për këta persona, por edhe për kategori të tjera të qytetarëve me aftësi të kufizuara, duke i mbështetur me subvencione në realizmin e projekteve të tyre, gjithashtu edhe inkuadrimin e tyre në fusha tjera, njofton komuna.

Ndërsa, përfaqësues nga Shoqata e të Verbërve të Mitrovicës thanë se shoqata zhvillon aktivitete të ndryshme, me mbështetje të komunës, institucioneve të tjera vendore e ndërkombëtare, me qëllim që anëtarësia të takohet dhe të diskutojë për problemet dhe të propozojë aktivitete për tejkalimin e tyre.