Hovenieri për vizitën e O’Brienit: Ritheksojmë përkushtimin e SHBA ndaj popullit të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Hovenieri për vizitën e O’Brienit: Ritheksojmë përkushtimin e SHBA ndaj popullit të Kosovës

Aktuale October 21, 2024 - 15:42

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka mirëpritur ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenieri postoi fotografi krah O’Brienit, duke thënë se po pret me padurim që ai të angazhojë biseda me zyrtarët kosovarë për çështje kyçe bilaterale.

“Kënaqësi të mirëpres ndihmëssekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, shkroi ambasadori amerikan.

Aktualisht Hovenieri dhe O’Brien janë në Qeveri, ku po zhvillohet takimi me Kurtin.