Arrestimi i Metës, reagon ish-ambasadorja e BE-së: S’ka të paprekshëm
Aktuale
October 21, 2024 - 14:54
Ish-ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës me urdhër të SPAK-ut.
Ajo ka deklaruar në një reagim të bërë në rrjetet sociale se nuk ka të paprekshëm dhe se ky është dhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin.
“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Kjo është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkroi ajo.