O’Brien dhe Kurti takohen në orën 15:00

O’Brien dhe Kurti takohen në orën 15:00

Aktuale October 21, 2024 - 13:11

Është konfirmuar raportimi i Zeri.info rreth takimit të sotëm mes ndihmëssekretarit të shtetit amerikan për Evropë dhe Azi James O’Brien dhe kryeministrit Kurti.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 15:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Njoftimi i plotë:

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, e datës 21.10.2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ndihmëssekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 15:00

Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ato duhet të jenë aty më së voni në orën 14:45. /Zëri