Gërvalla: Historia e Kosovës, dëshmi se diplomacia është çelës i zgjidhjeve të krizave
Foto: ZKM

Gërvalla: Historia e Kosovës, dëshmi se diplomacia është çelës i zgjidhjeve të krizave

Aktuale October 21, 2024 - 10:35

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e 10-vjetorit të Akademisë Diplomatike në Pejë, atje ku u mirëpritën shumë të rinj diplomatë.

Në fjalën e saj, Gërvalla u shpreh se një diplomaci e suksesshme dhe se sa e fuqishme është ajo, është pikërisht e Kosovës, historia e saj se si në krizat më të mëdha, diplomacia i doli zot, njofton Klankosova.tv.

“Historia jonë është dëshmi që përkujton se sa e fuqishme dhe e rëndësishme është diplomacia si një përgjigje ndaj krizave dhe për t’i ndaluar ato. Diplomacia është çelësi i zgjidhjeve të krizave, mbrojtja e nderit të njerëzve dhe stabilitetit”, tha Gërvalla.

Ajo iu drejtua dhe diplomatëve të rinj, duke iu bërë ftesë që ta shijojnë Kosovën, kulturën e saj, mikpritjen e historinë.

“Sa jeni këtu, ju ftoj të vizitoni Kosovën, shijojeni historinë tonë, ushqimin tonë, kulturën tonë dhe ngrohtësinë e njerëzve tanë. Kënaquni, eksploroni dhe merrni kohën që të krijoni momente të paharrueshme”.

Ndërkaq, në këtë 10-vjetor të Akademisë Diplomatike, tema ishte “Një rol për njerëzimin: vitaliteti i përpjekjeve diplomatike në reagimin ndaj krizave”.