Gërvalla bisedon me studentët shqiptarë në Cyrih: Kosova ka nevojë për njohuritë tuaja

Gërvalla bisedon me studentët shqiptarë në Cyrih: Kosova ka nevojë për njohuritë tuaja

Aktuale October 20, 2024 - 23:35

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bashkëbiseduar me studentë shqiptarë në Cyrih të Zvicrës.

Atje, ajo ka thënë se njohuritë e këtyre studentëve, janë ato që i nevojiten Kosovës në radhë të parë.

“Njohuritë tuaja janë ato për të cilat në radhë të parë kemi nevojë në Kosovë. Pra, shumë mirë kur vini për pushime, shumë mirë kur kaloni kohë të bukur në Kosovë. Por ajo që ne kemi nevojë është të organizohemi më mirë, të krijojmë platforma të veçanta, me qëllim që në momentin që ju dilni, në jetën tuaj profesionale, kontributi në Kosovë ka qenë një prej opsioneve tuaja”, u shpreh Gërvalla.