Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen tur në vendet e Ballkanit, e nis të mërkurën nga Shqipëria
Aktuale
October 20, 2024 - 16:40
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të nisë një tur në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus integrimin e vendeve në Bashkimin Europian. Ndalesa e parë e saj do jetë në Shqipëri ku mbërrin të mërkurën.
Takimin e parë zyrtarja e lartë e BE-së e zhvillon me kryeministrin Edi Rama, ndërsa një fjalë përshëndetëse do ta mbaje në Kolegjin Evropian të Tiranës, e më pas do te bisedoje me Presidentin Bajram Begaj.
Von Der Leyn do të vijojë turin e saj në Maqedoninë e Veriut, më pas në Bosnjë Herzegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të zi.