Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO

Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO

Aktuale October 19, 2024 - 22:59

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, është takuar me kryetarin e Qarkut Ëestchester, George Latimer.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se e falënderoi Latimer për mbështetjen dhe angazhimin e tij, në përkrahje të Republikës së Kosovës.

“Takim i shkëlqyer me z. George Latimer, Kryetar i Qarkut Ëestchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan. Me këtë rast e falënderova për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e tij, respektivisht SHBA-ve, në përkrahje të Republikës së Kosovës”.

Tutje, i pari i AAK-së thotë se në bashkëbisedim me Latimer i argumentoi atij për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve, përderisa marrëdhënia jonë do të zgjasë përgjithmonë”, shkroi Haradinaj.