Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve

Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve

Aktuale October 19, 2024 - 20:24

Zyrtari i LDK’së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe anti-zhvillim që sipas tij, synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe të bizeseve nga dyfishimi dhe trefishimi i tatimit në pronë.

Përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo nuk do të lejohet nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër.

“Të njejta miliona, nuk i kthen në dobi të zhvillimit të vendit, por i orienton në tenderë sekret, në dobi të dostave dhe financuesve të partisë. Këtë nuk do ta lejojmë, me Qeverinë e udhëhequr nga Lumiri, Qeveri që nuk e rrit buxhetin me rritje taksash, por me rritje ekonomike që vjen nga investimi në Ekonomi”, shkroi Rukiqi.