Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë me perspektiva për të gjithë qytetarët

Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë me perspektiva për të gjithë qytetarët

Aktuale October 19, 2024 - 20:19

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka qëndruar sot në Lipjan.

Ai tha se janë duke u bashkuar për ta bërë Kosovën më të mirë e më të zhvilluar.

“Shumë entuziazëm, besim e shpresë edhe në Lipjan! Si asnjëherë më parë, po bashkohemi në qëllimet tona për ta bërë Kosovën më të mirë, më të jetueshme, më të zhvilluar. Po bashkohemi për të krijuar shanse të barabarta, vende të reja të punës dhe perspektivë të re për të gjithë qytetarët e Kosovës.”, ka shkruar ai.