KFOR-i kryen stërvitje për trazirav dhe kontrollim të turmave

KFOR-i kryen stërvitje për trazirav dhe kontrollim të turmave

Aktuale October 19, 2024 - 17:51

Misioni i NATO-s në Kosovë - KFOR, ka njoftuar se Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni i rezervës taktike, kanë kryer trajnime për trazira dhe kontrollin e turmave në kampin Novo Selo në Maxhunaj të Vushtrrisë të shtunën, për të ruajtur gatishmërinë operacionale.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

"KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë", theksohet në njoftim.