Hakohet një billbord në Serbi, shqiponja dykrenare “kap për fyti” atë me prapavijë të flamurit serb

Hakohet një billbord në Serbi, shqiponja dykrenare “kap për fyti” atë me prapavijë të flamurit serb

Aktuale October 19, 2024 - 15:30

Këtë të shtunë ka ndodhur një gjë e pazakontë në Serbi.

Sipas raportimeve të B92, një billboard në qytetin e Valevës (Valjevo), Serbi, ka shfaqur një imazh teksa shihet një shqiponjë dykrenare me plis në kokë gjersa ka kapur për fyti një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.

Fotografia është publikuar në Instagram nga faqja “valjevo_live”.

“Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë, një person që pretendon të jetë pronar i billboardit, ka reaguar në komentet e postimit.

“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse”, ka shkruar ai.

Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë, por mediat serbe kanë reaguar me shqetësim.

Image

Image