Tirana me angazhim të veçantë për problemet e shqiptarëve të Luginës

Tirana me angazhim të veçantë për problemet e shqiptarëve të Luginës

Aktuale October 19, 2024 - 14:59

Shqipëria i ka shprehur mbështetje të fuqishme Komunës së Preshevës.

Këtë e ka thënë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë një takimi me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.

Në një postim në Facebook, ministri shqiptar ka thënë se pati kënaqësinë që me Sinanin të ndante diskutime frytdhënëse mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale atje, me faktorët politikë, socialë dhe ekonomikë në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, raporton Klankosova.tv.

“Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë së Shqipërisë ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje. Jo vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit”, deklaroi ministri Hasani.