Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, disa ambasadorë e kongresist në Washington

Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, disa ambasadorë e kongresist në Washington

Aktuale October 19, 2024 - 09:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në SHBA, sot ka dekoruar me Urdhwrin e Lirisw, disa figura të njohura të cilat kanë dhen kontribut për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Osmani ka thënë se përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Ambasadori William Walker, Kongresisti i ndjerë Tom Lantos, Ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel, janë disa nga aleatët amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës.

“Mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë, fuqizon të tashmen tonë dhe frymëzon të ardhmen tonë! Për këtë kontribut, sot, në Washington D.C., pata nderin që, në emër të Republikës së Kosovës, t’i dekoroj me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani. /Zëri