Rohde për dialogun Kosovë - Serbi: Pa normalizim s’ka anëtarësim në BE

Rohde për dialogun Kosovë - Serbi: Pa normalizim s’ka anëtarësim në BE

Aktuale October 18, 2024 - 13:33

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se qëllimi kryesor i procesit të Berlinit është tregu i përbashkët rajonal, ku nga ky proces kanë përfituar vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto komente ai bëri në një prononconim para gazetarëve, pas debatit për 10-vjetorin e Samitit të Berlinit, raporton Ekonomia Online.

Rohde ka vlerësuar se në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka përparim aktualisht, ndonëse pritjet e BE-së janë që të ketë vullnet politik për të bërë progres në këtë drejtim.

Sipas Rohdes përparimi në dialog është i nevojshëm, meqë qëllimi përfundimtar i këtij procesi është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Unë e di që ka zgjedhje, por gjithmonë ka zgjedhje diku. Për qytetarët e rajonit, e veçanërisht për ata nga Kosova apo Serbia, është e rëndësishme që të ketë progres, të ecim përpara”.

“Të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim të marrëdhënieve. Pa normalizim nuk ka anëtarësim në BE”.

Ambasadori gjerman në Kosovë ka lavdëruar vendimin e kryeministrit Albin Kurti, vendim ky i cili mundëson që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ka ecur njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë e Hercegovinën.