Eksplodon kazani i termocentralit “Kosova A”, dalin pamjet [video]

Eksplodon kazani i termocentralit “Kosova A”, dalin pamjet [video]

Aktuale October 18, 2024 - 08:48

Një i eksplodim ka ndodhur në termocentralin “Kosova A”.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i PDK-së Ferat Shala, i cili ka publikuar edhe një video nga ky incident.

Sipas Shalës, kjo i shkon për shtati, siç ka thënë ai, mafisë energjetike, sepse tash Kosova duhet të importojë energji elektrike, transmeton Zeri.info.

“Eksplodim i kazanit ‘bojleri i Albinit’, në termocentralin ‘Kosova A’, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, shkroi Shala. /Zëri